“Duhen ditë që të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma”- Sokol Mëngjesi po kurohet në Greqi, avokati Maks Haxhia flet për gjendjen e tij: Ka dëmtime në sistemin nervor

Jun 4, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

Avokati Maks Haxhia ka folur për shendjen shëndetësore të kolegut të tij, juristit Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme (3 Qershor) u transportua me një helikopter nga spitali i Traumë në Tiranë në një klinikë në Athinë.

sokol mengjesi 3

Në një konferencë për mediat, Maks Haxhia deklaroi se Sokol Mëngjesit do t’i duhen disa ditë që të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma, teksa shtoi se juristi ka dëmtime në sistemin nervor, siç theksoi ai, veçanërisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut.

Avokati u shpreh se “parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira”, dhe i uroi shërim të shpejtë kolegut Mëngjesi.

“Dua tju informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore.

Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti minimiziohet stresi atij dhe familjes, por edhe neve”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura