Këngëtarja Xhensila Myrtezaji ka anuluar të gjitha koncertet dhe eventet ku ajo do të përforonte këtë fundjavë, brenda dhe jashtë vendit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur arsyen për këtë vendim, duke shpjeguar se për shkaqe shëndetësore nuk mund të performoj. Sipas saj, mjekja e ka këshilluar të ndjekë një terapi venoz dy herë në ditë për një periudhë të caktuar kohore, derisa të përmirësohet.
Xhensila, e cila është e njohur për angazhimet e saj të shumta në skenë, theksoi se kjo është hera e parë që anulon një koncert për arsye shëndetësore apo personale.
Ajo shton se gjithmonë ka ruajtur një imazh të fortë, por shëndeti ndonjëherë kërkon më shumë kujdes, pavarësisht dëshirës dhe forcës që mund të ketë.
“Është një çështje ditësh dhe e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush,” tha Xhensila.
Ajo ka kërkuar mirëkuptimin e fansave dhe ka premtuar që shumë shpejt do të kthehet më energjike dhe e gatshme për të vazhduar me aktivitetet e saj muzikore.
“Për shkaqe shëndetësore nuk munda atë vija në Suedi. Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më sugjeroi, në fakt ishte një urdhër që duhet të vazhdoj një terapi venoz dy herë në ditë derisa ta marr veten, është çështje ditësh dhe unë e di që do të vij sërish më e fortë se kurrë për koncertet e tjera të radhës dhe për të qenë pranë jush”, tha Xhensila.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al