“Duhet të bëjnë një ushtri të madhe”- Fatos Lubonja tregon mënyrën si opozita të rrëzojë qeverinë: Këta nuk e mbledhin popullin dhe…

Oct 17, 2024 | 22:15
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja komentoi aksionet e opozitës, duke i konsideruar si akte simbolike për të treguar shkeljet që ndodhin.

lubonja

Lubonja tha se mosbindje civile do të thotë që të mos i bindesh rregullave e ligjeve për arsye të caktuara.

Sipas tij, opozita nuk mund të rrijë duar kryq, por sërish me këto aksione qeveria nuk rrëzohet.

“Tani ose opozita të bëjë mosbindje civile ose të mos thotë po bëjmë mosbindje dhe pastaj respekton ligjin”, tha Lubonja në emisionin Open në News24.

Sipas tij, opozita nuk mund të rrijë duar kryq, por sërish me këto aksione qeveria nuk rrëzohet.

“Atëherë si rrëzohet? Këta kanë ikur nga Parlamenti, kanë bërë bojkot, mund të shkojnë edhe në shtëpi, por qeveria nuk rrëzohet. Atëherë këta duhet të bëjnë një ushtri të madhe popullore që të rrinë atje në shesh dhe të mos largohen derisa të ikë Edi Rama. Këta nuk e mbledhin popullin dot dhe bëjnë këta veprime”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura