“Duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike”- Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Sep 17, 2024 | 10:34
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku, në lidhje me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është shprehur se me moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po vendoset një precedent i rrezikshëm.

tabaku konferenca e kryetareve

Ajo u shpreh se çështjet e tilla duhet t’i lihen drejtësisë dhe se ndërhyrjet politike minojnë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

“Ne kemi çuar në Venecia reformën në drejtësi; ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje atje. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time, s’do kisha dashur hiç mburojë politike; le ta vendosë Gjykata Kushtetuese,” shtoi ajo.

Në përfundim, Tabaku theksoi se diskutimi nuk është personal, por parimor, dhe bëri thirrje për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe të zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese,” përfundoi Tabaku.

LEXO EDHE: Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese! Me opinionin e Venecias doni të…

Mandati i Xhaçkës, zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve! Kreu i Grupit të PS: E përmbushëm detyrimin! Një opinion i Komisionit të Venecias do të na vlejë të gjithëve

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë, znj. Xhaçka është një nga koleget tona. Ne po diskutojmë për parimin, jo për emrin e znj. Xhaçka. Në vitin 2010, çdo progres-raport thuhej që qeveria e PD s’ka respektuar një vendim të GJK dhe tani po bëhet fjalë për 9 vendime të tjera që nuk i zbaton qeveria dhe këtu vendosim një precedent të rrezikshëm. Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle.

Në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia. Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike.

Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.

Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura