“Duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri”- Ministri turk paralajmëron: Izraeli mund të jetë kërcënim i drejtpërdrejt për Turqinë

Nov 13, 2024 | 10:57
SHPËRNDAJE

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, bëri një deklaratë në lidhje me kërcënimin e mundshëm të Izraelit ndaj Turqisë dhe paralajmërimin e Presidentit Erdogan për ‘Frontin e Brendshëm’.

iii

Ministri tha se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi prioritetin e Turqisë për të ruajtur paqen në vend.
Sakaq ai tha se Turqia është gjithmonë në gatishmëri për çdo lloj kërcënimi, teksa shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm.

Lidhur me rrezikun e një lufte të tretë botërore, ministri Güler tha: “Ajo mund të shpërthejë në çdo kohë. Por sigurisht, ne nuk duam të shpërthejë. Por ne gjithmonë duhet të jemi gati për çdo gjë. Sepse ne jemi përgjegjës për sigurinë e Republikës së Turqisë dhe të kombit të saj. Do të përdorim çdo mundësi dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha ministri turk në një intervistë për mediat vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura