Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog bëri thirrje që konflikti mes Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Lufta kundër terrorit është më ë vështirë sesa nga ç’mund të shihet.
Rama theksoi ndër të tjera se “Shqipëria ka qenë një mbështetëse e armëpushimit dhe cdo përpjekje për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të mirën e të gjithë njerëzve”.
Po ashtu Rama u shpreh se Shqipëria është gati të presë të gjithë izraelitet që duan të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri.
Rama: Kemi qenë jemi dhe do jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo formë antisemitizmi dhe kundër çdo shprehje apo intolerance ndaj hebrenjve.
Jemi sigurisht shumë të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është absolutisht diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt.
Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Lufta kundër terrorit është më ë vështirë sesa nga ç’mund të shihet.
Shqipëria ka qenë një mbështetëse e armëpushimit dhe cdo përpjekje për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të mirën e të gjithë njerëzve.
Jam shumë i pirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë mjaft të vështira për Izraelin, për popullin e tij dhe për gjithë popullin që jeton në atë vend të botës. E ardhmja do të jetë e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe një rajon më të paqtë.
Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë Izraelitet që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë shkrimtarë, qofshin njerëz që merren me teknologji apo edhe atyre në moshë që duan të jetojnë në zemër të Shqipërisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al