“Duhet të ngrihen hijet e dyshimit sesi…”- Arrestimi i Jurgis Çyrbjas nga SPAK, ish-prokurori: Arritëm të kuptojmë se një deputet zgjidhet nga krimi i organizuar

Oct 22, 2024 | 22:49
SHPËRNDAJE

Arrestimi i ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, ish-prokurori Eugen Beci tha se është rasti ku faktohet me prova se mazhoranca është e ndikuar nga krimi i organizuar qoftë dhe për të përcaktuar listën e deputetëve.

eugen beci

Beci tha në studion e emisionit ‘Open’ se duhet “të ngrihen hijet e dyshimit sesi ndikon krimi te mazhoranca dhe deri ku ka arritur”

Në rastin konkret, nuk bëhet fjalë për subjektin, por për faktin penal. Ky është rasti ku faktohet me prova se mazhoranca është e ndikuar nga krimi i organizuar qoftë dhe për të përcaktuar listën e deputetëve. Duhet të ngrihen hijet e dyshimit sesi ndikon krimi te mazhoranca dhe deri ku ka arritur.

Krimi zgjedhor, në Shqipëri, pa dalë bisedat e Encrochat dhe SkyEcc , u zbuluan nga dosja 339 dhe 184. Sot që flasim arritëm të kuptojmë se një deputet zgjidhet nga krimi i organizuar, i caktohet vendi dhe pastaj tërhiqet në formën politike në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes penale”, tha Beci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura