“Duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën”- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Putin kërkon që këtë dimër…

Nov 14, 2024 | 19:11
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihmë në Ukrainë me afrimin e dimrit.

mark rutte

Duke folur pas një takimi me presidentin letonez Edgars Rinkevics në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin do të “përdorte dimrin si armë”.

Rutte paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, tha ai.

Anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura