“Duket që je i tredhur nga…”- Lubonja përplaset me nënkryetarin e KMSH: Komunitetet fetare kanë humbur autonominë, ka ndërhyrë politika

Oct 10, 2024 | 22:22
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja i është drejtuar me kritika nënkryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bici, lidhur me mungesën e përfaqësuesve të këtij institucioni në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

lubonja

Lubonja tha se “nga mënyra sesi flet Bici duket që është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit”, ndërsa shtoi se institucionet fetare kanë humbur autonominë.

“Pushteti politik është më i fuqishëm se institucionet fetare. Mënyra si flet Bici duket që është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit. Janë politika që hyjnë në komunitetit fetar dhe tregon një vend ku tregon se nuk ka autonomi një komunitet kaq i rëndësishëm. Ky është thelbi, që nuk kanë autonomi institucionet në këtë regjim të krijuar.

Çështja gylenist dhe erdoganist tregon se komuniteti ynë është i dobët, sepse një komunitet me gjithë këto kulla milionëshe, kjo xhamia ka kushtuar 40 mln euro, po si ka mundësi që ky komunitet nuk gjen dot me gjithë këto besimtarë fondin për ta ndërtuar vetë këtë xhami”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura