Dy atentate të dështuara ndaj Donald Trump/ Diplomati Agim Nesho: Rivalët e kanë demonizuar ish-Presidentin! Nuk po merren me programe, por me individët

Sep 17, 2024 | 21:58
SHPËRNDAJE

Diplomati Agim Nesho ka analizuar arsyet që çuan në atentatin e dytë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

agim nesho

Nesho tha se demokratët e kanë demonizuar së tepërmi Trumpin, duke e quajtur atë “rrezik për demokracinë amerikane dhe botërore”.

Ai shprehet se kjo retorikë e ashpër nga demokratët, bën që disa “sociopatë” të shoqërisë amerikane të besojnë këto fjalë dhe më pas kryejnë të tilla akte të rënda.

“Në këtë fushatë amerikane zgjedhore nuk po merren me programe, por po merren me individët. Trump u quajt si “kërcënim ndaj demokracisë së botës”. Edhe presidenti Donald Trump merret me individin në fushatë, por nuk bën akuza të rënda. Demokratët e kanë demonizuar së tepërmi Trumpin. Demokratët e polarizuan jetën sociale.

Pse ndodhin këto atentate? Individi amerikan e quan vetën pjesëtar të shoqërisë amerikane që merr pjesë në çështjet politike. Baballarët e demokracisë amerikane e kanë thënë se nëse prishen balancat në pushtet, individi mund të merren me këtë gjë. Nëse demokratët e demonizojnë Trumpin, ka individë që ndikohen dhe shkojnë në ekstremitete të tilla”, tha Agim Nesho në emisionin “Open” në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura