“Dy bonuse në vit për pensionistët”- Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

Nov 18, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

edi rama kuvend buxheti (8)

Sipas tij, në dhjetor do të krijohet pranë Bankes se Shqiperise fondi, siç tha ai, për një bonus të dytë në pranverë, çka do të ndikojë edhe më tej në rritjen e të ardhurave per pensionistet.

Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se vitin e ardhshëm do ketë edhe një plan të ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që, siç u shpreh Rama- do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët.

“Ky nuk është thjesht një hap i rëndësishëm në aspektin buxhetor, i cili do të thotë se ne po marrin përsipër një trefishim dhe dyfishim të bonusit të fundvitit, që do të duhet të mbetet minimalisht po kaq edhe në vitet e ardhshme. Ky është dhe një hap kuptimplotë në drejtimin e qëllimit tonë të shpallur për ta mbyllur rrethin e qytetarëve përfitues nga rritja domethënëse dhe e qëndrueshme ekonomike e Shqipërisë, duke filluar më në fund t’i përfshijmë edhe pensionistët në rishpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike.

Nga ana tjetër ky nuk është i vetmi hap që ne do të hedhim menjëherë për të plotësuar tiparin gjithëpërfshirës të rritjes ekonomike sepse paralelisht me shpërndarjen e bonusit të tre dhe dyfishuar të fundvitit, në ditët e para dhjetorit, ne po ashtu do të krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do të jetë bonusi i pranverës, i cili do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurave të shtetit në vitin paraardhës. Dhe vetëm me këto dy bonuse vjetore, plus indeksimin automatik vjetor të pensioneve, në raport me rritjen e çmimeve, pensionistët tanë do të mund ta prekin menjëherë kuptimin e shifrave të rritjes shembullore ekonomike të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade.

Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë afatgjatë të politikës së pensioneve pa rrezikuar asnjë fije stabilitetin financiar të vendit, pa kërcënuar zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit nga ku dalin dhe të ardhurat për rritjen e qëndrueshme të pagave dhe pensioneve, pa i ulur, por përkundrazi, duke i rritur njëkohësisht dhe investimet kapitale për Shqipërinë e nesërme të fëmijëve të sotëm“, tha kryeministri.

Po ashtu kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.

LEXO EDHE: Bonusi për fundvit/ Rama në Parlament: Ja sa lekë do të marrin pensionistët

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura