Panoramasport.al/ Pasditen e së shtunës në stadiumin “Loni Papuçiu” është luajtur miqësorja mes Apolonisë dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të fierakëve të drejtuar nga trajneri Klevis Dalipi. Autor i golit ishte sulmuesi Erald Maksuti, i cili hyri në pjesën e dytë dhe rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Nga ana tjetër, Bylisi ndalet pas dy fitoreve në miqësoret e mëparshme ndaj Tomorit dhe Dinamos. Risia e testit të fundit ishte se me fanellën e ballshiotëve u shfaqën mesfushorët Xhonatan Lajthia dhe Aldo Qoshku, të cilët në sezonin 2021-2022 ishin pjesë e Lushnjës.
Tashmë 23-vjeçari me origjinë nga Durrësi, Lajthia, do të jetë pjesë e Bylisit, ashtu si korçari 21-vjeçar, Qoshku, të cilët forcojnë mesfushën e ekipit të Jeton Beqirit.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al