“Dy mandate i kanë shumë”- Deklarata e Drejtorit të Komunikimit në PD: Nuk duhet të durojmë as Berishën dhe as Ramën! Ta kuptojnë që nëse e kanë gabim “u hiqet fisha”

Sep 30, 2024 | 22:59
SHPËRNDAJE

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaroi se pa rotacion nuk mund të ketë shëndet publik dhe social në vend.

lela

Sipas Lelës, Shqipëria është një vend që nuk mund të durojë më shumë se dy mandate as Sali Berishën dhe as Edi Ramën.

I ftuar në emisionin “Open” në News24 se politikanët duhet të mësohen se nëse kanë gabime “u hiqet fisha”.

“Pa rotacion nuk ka shëndet politik dhe shëndet dhe social në vend. Nuk ka rëndësi kush vjen, a vjen Fitimi, Alfredi etj. Por ai që ikën mësohet dhe thotë ‘unë nuk bej dot çdo gjë se këta ma hiqkan prizën.

Është për të thënë që ti kur bën gabime, pavarësisht se kush është në radhë, unë ta heq fishën. E di pse? Sepse populli  ja heq edhe këtij tjetrit nëse sillet njësoj si ky që po ikën. Po të më pyesësh mua nuk jemi vend që të durojmë as Sali Berishën dhe as Edi Ramën më shumë se dy mandate. Për secilin prej këtyre të dyve, dy mandate janë shumë”, tha Alfred Lela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura