Dy sfida mbyllen në barazim, Laçi gjen fitoren e parë. Ja si ndryshon renditja e Superiores pas ndeshjeve të sotme të vlefshme për javën e 9-të

Oct 19, 2024 | 16:27
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores. 

superiore-11-1.jpg

Laçi ka dalë nga kriza duke marrë fitoren e parë për këtë sezon. Kurbinasit nën drejtimin e trajnerit Moriero mposhtën me shifrat 3-1 Vllazninë duke lënë kështu vendin e fundit.

Ndërsa dy sfidat e tjera u mbyllën me barazime pa gola.

Derbi Tirana-Dinamo nuk prodhoi aq emocione dhe raste sa priteshin, por vetëm dy gola të cilët u anuluan për pozicion jashtë loje. Kurse dueli tjetër mes Egnatias dhe Teutës i pati të gjitha përveç golave, karton të kuq, penallti të humbur, raste etj.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME

LAÇI 3-1 VLLAZNIA 

TIRANA 0-0 DINAMO

EGNATIA 0-0 TEUTA

NDESHJET E NESËRME

BYLIS-SKËNDERBEU ORA 14:00

ELBASANI-PARTIZANI ORA 17:00

RENDITJA PROVIZORE

WhatsApp Image 2024-10-19 at 16.00.55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura