Modelja portugeze Magui Korseiro më në fund ka zbuluar se kush është i dashuri i saj. Dhe për fatin e keq të Zhoao Feliks, është pikërisht një nga emrat më të cilët aludohej se e kishte tradhëtuar në periudhën kur ishin bashkë.
Korseiro ishe e lidhur për disa vite me yllin e futbollit portugez, por u akuzua disa herë për histori me persona të tjerë, si futbollisti Pedro Porro, e më pas edhe me pilotin e Formula 1, Lando Norris.
Pas ndarjes me Zhoao Feliks, ajo për disa muaj u shfaq e vetme. Por këtë fundjavë, modelja ishte e pranishme në finalen e turneut të tenisit Monte Karlo Masters, e shoqëruar pikërisht nga piloti i Formula 1, Lando Norris, pasi u kap nga kamerat televizive në tribunë.