Dyshohet se goditi me pëllëmbë nxënësin, nisin hetimet për mësuesen në Gjirokastër

Oct 17, 2024 | 12:10
SHPËRNDAJE

Në mësuese 55-vjecare po hetohet nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Uniformat blu bëjnë me dije se mësuesja është shtetasja me iniciale M.M, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare.

55-vjeçarja po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura