Florian Rama u arrestua më 6 Janar në Mbretërinë e Bashkuar si autori i dyshuar i vrasjes së të riut Soufian Mraha në qershor 2019 në Salceda de Caselas.
Tre dëshmitarë e kishin identifikuar 31-vjeçarin në skicat e fotografive të policisë mes dhjetra individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre.
Ai jetonte në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, dhe celularin i tij e tregonte në vendin e krimit mëngjesin kur ndodhi ngjarja. Po ashtu edhe kamerat që filmuan një burrë duke ikur nga zona e krimit treguan një rrugë ku, rastësisht, jetonte një mik i të dyshuarit.
Me mbledhjen e provave, sapo shqiptari u ekstradua nga Britania në Spanjë, gjykata vendosi lënien e tij në burg.
Në një gjurmë gjaku në vendngjarje, u gjet një profil gjenetik mashkullor. Por Florian Rama nuk ka pranuar të jepte kampionin biologjik. Ndaj Gjykata ka kërkuar edhe ADN-në e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë, por 31-vjeçari Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.
Soufian Mhara, i riu me origjinë marokene, u godit me thikë jashtë një lokali në Salceda de Caselas në vitin 2019.
I dyshuari kryesor për vrasjen e të tij është shqiptari me precedent për trafik droge, që u arrestua më 6 janar në Mbretërinë e Bashkuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al