E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkoi heqjen e masës së arrestit! Ja vendimi që mori GJKKO

Oct 22, 2024 | 14:20
SHPËRNDAJE

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve, për heqjen e masës “arrest shtëpie”.

etlevakondiAjo kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por u rrëzua nga togat e zeza.

Sipas, GJKKO kërkesa e Etleva Kondit është e pabazuar në ligj dhe prova.

“U vendos rrëzimi i kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova”, thuhet në njoftim.

Vendimi i GJKKO-së:

  1. Kërkuesja Etleva Kondi me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”.
  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024, vendosi:
  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.
  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 22.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Detajet

Etleva Kondi akuzohet për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e inceneratorëve ndodhej në Itali kur u lëshua masa e sigurisë ndaj saj dhe u arrestua më 9 prill 2022 në Rinas, kur u kthye në Shqipëri.

Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.

Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura