E ardhmja e Armando Brojës, Çelsi e sheh sulmuesin shqiptar njëlloj si Lukakun

Mar 1, 2024 | 18:13
SHPËRNDAJE

Armando Broja i ka dhënë lamtumirën Çelsit në janar për t’u huazuar te Fullhemi. Por për sulmuesin shqiptar, duket se ditët e tij te blutë e Londrës kanë përfunduar.

broja

Sipas mediave britanike, emri i sulmuesit është në listën e lojtarëve që do të largohen gjatë merkatos së verës, sido që të paraqiten në muajt në vijim të këtij sezoni. Arsyeja është se Çelsi kërkon të rregullojë bilancet financiare dhe në këtë mënyë, i duhen të ardhura që sigurohen vetëm nga shitja e futbollistëve

Sipas “The Telegraph”, emri i Brojës është në listën prej 7 futbollistësh që klubi ka projektuar si emrat që duhen sakrifikuar për të përmirësuar situatën e bilanceve financiare, pas një viti ku kanë bërë shpenzime të çmendura. Përkrah sulmuesit shqiptar janë edhe Ljuis Hall, Mark Kukureja, Ian Matsen, Trevoh Shalobah, Romelu Lukaku dhe Konor Galager të cilët janë gjithashtu emra të cilët do t’i japin lamtumirën përfundimisht në verë klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura