Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës për arsyen e pazakontë.
Bardhi nuk pranoi që të merrten fjalën pa u pastruar foltorja, duke u shprehur se aty ishte derdhur ujë nga kreu i qeverisë teksa fliste për pr.buxhetin 2025.
Kreu i Grupit të PD-së kërkoi 5 minuta pushim, por kryetarja e Parlamentit dha vetëm 2 minuta duke i kërkuar administratës së Kuvendit të pastronte foltoren.
“A mund të pastrohet pak zonja Kryetare. Nuk mund të vendos letrën aty, është me ujë. është me ujë e ka bërë pis, Kërkoj 5 minuta pushim të pastrohet foltorja se nga nervat e ka bërë pis“, tha ai.
“2 minuta pushim, është ujë z. Bardhi. 2 minuta pushim ju lutem administrata”, tha kryetarja e Kuvendit.
Ndërkohë kreu i qeverisë pasi mbajti fjalën e tij, u largua nga Kuvendi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al