Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Kristian Shpendi, është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë. 21-vjeçari po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë B me fanellën e Çezenës, teksa është golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Mediat italiane raportojnë se pas Fiorentinës, për sulmuesin ka shfaqur interes së fundmi edhe Atalanta e Berat Gjimshitit. Bergamaskët janë gati të ofrojnë 7 deri në 10 milionë euro për shërbimet e Kristian Shpendit.
Kujtojmë që Atalanta këtë sezon është shndërruar në një favorite të Serisë A, duke mbajtur momentalisht vendin e dytë me 1 pikë më pak se kryesuesit e Napolit.
21-vjeçari në Serie-n B me Çezenën ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar tetë gola. Vlera e tij sipas “Transfermarkt” është 4 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al