E cilësoi neo-naziste, Giorgia Meloni tërheq padinë për kundër historianit 82-vjeçar, Luciano Canfora

Oct 4, 2024 | 18:42
SHPËRNDAJE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të tërheqë padinë për shpifje ndaj historianit Luciano Canfora.

meloni giordia

Historiani 82-vjeçar u dërgua në gjyq prillin e kaluar, pasi kishte quajtur Melonin një “neo-nazist në zemër” gjatë një fjalimi të vitit 2022 në një shkollë të mesme të Italisë së Ulët, ku ai iu referua zhvillimeve në luftën në Ukrainë.

Seanca e parë ndaj tij u caktua më 7 tetor. Mbrojtësi i historianit italian, para se të vendosej referimi për gjykim, kishte theksuar se ky karakterizim është pjesë e së drejtës për të ushtruar kritikë politike, ndërsa Giorgia Meloni kishte kërkuar dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh.

Kur u bë e ditur se Canfora u padit, dhjetëra shoqata dhe organizata, por edhe 250 intelektualë nënshkruan një deklaratë mbështetjeje për Canfora, në të cilën theksohet se ky është një ushtrim legjitim i të drejtës për të kritikuar në fushën e politikës dhe se qëllimi i Melonit ishte të dëmtojë të drejtën kushtetuese për mendimin e lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura