E dashuruar ‘kokë e këmbë’, Eranda Libohova flet për partnerin e saj: Ja çfarë jam e gatshme të bëj për të

Dec 12, 2022 | 16:44
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Eranda Libohova është treguar gjithmonë hermetike për jetën e saj sentimentale, duke e mbajtur gjithmonë sa më larg vëmendjes së publikut.

eranda libohova5

Por së fundmi, teksa ishte e ftuar në ‘Zemër Luana’, ajo ka lënë të nënkuptohet se është e “verbuar” nga dashuria. Gjatë një loje ajo u pyet nëse po e shikonte dashuria e jetës dhe Eranda Libohova, u përgjigj “ai më sheh gjithmonë”, ndërsa e pyetur a është e verbuar nga dashuria, theksoi “sigurisht”.

Këngëtarja pranoi edhe sakrificën që do bënte nëse do e gjente “diku larg” dashurinë e jetës.

“A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, iu drejtuan.

eranda libohova (11)

“Do të arratisesha”, u shpreh Eranda Libohova.

Ndërkohë në një intervistë në fillim të muajit tetor të këtij viti, ajo foli si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Ajo shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletua

eranda libohova

Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

eranda libohova1

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.

eranda libohova2eranda libohova3eranda libohova4eranda libohova6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura