“E di që askush nuk do të më dojë dot sa ty”- Një vit nga humbja e të atit, Akleta Vejsiu: S’më mësove si jetohet pa babain, shpatullën ku mund të mbështetesh gjithmonë

Nov 4, 2024 | 19:52
SHPËRNDAJE

Alketa Vejsiu, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj, ka ndarë disa foto të vjetra dhe 10 mësimet që ka marrë prej tij.

alketa vejsiu

Ndër mësimet që ka marrë, moderatorja shkruan se babai i saj nuk e mësoi sesi të jetonte pa të, pa shpatullën ku mund të mbështetej gjithmonë.

“Ne rrugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmonë”, shkruan ajo ndër të tjera.

1 vit pa Babin dhe 10 mesime te thjeshta jete;

1.E di qe askush nuk do me doje dot si Ty.Aq bukur, aq fort. Une e pata te jashtezakonshme qe ne femijeri dashurine e babait.Qe tek karrotat qe shtrydheshin me napë, portokallet qe vinin nga jugu me veshtiresi,qe tek rruga Tirane Durres me biciklete,deri tek ditet e lumtura ne Paris kur kendonim ne Sene e me the; “Shyqyr qe u bere ti mor bir qe te shihja dhe une ca dite te lumtura”.

2.Me mesove te mos genjej; ndaj une i urrej genjeshtaret. Ndaj dhe te vertetat e mia sado te hidhura edhe kur lendojne dike, i them. Dua te iki pa pesha nga kjo jete; si ti.

3.Me mesove te besoj tek Dashuria, sa e rendesishme eshte te kesh ne shtratin e spitalit deri ne fund nje njeri qe e do fort.Me grate s’te eci shume,e nuk ishe partneri me ideal. Por e kerkove dashurine gjithe jeten, e gjete dhe jetove ne moshen 55 vjec.Me thoje qe sduhet ta duash kurre dike se ke nevoje per te; ta duash kur ske nevoje dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria per ty!

4.Me mesove te ndjek pasionin per punen, se Puna ste tradheton kurre por pa e shitur shpirtin per suksesin.

5.Me thoje qe ska asgje me te mire qe mund te besh sesa te rrisesh dy femije me dashuri e ti shkollosh;shperblimi me i madh.Me thoje gjithmone qe une ste solla asnje merzitje ne jete

6.Me mesove qe paraja ka vlere vetem nese perdoret ne funksion te emocionit; sepse ty tu desh gjithmone shume pak per te gezuar.

7.Me thoje qe fytyren e kisha si 10-leksh por zemren sa nje oqean; qe edhe nese mund te ndeshja njerez te ligj gjate rruges, sduhej per asnje arsye te ndryshoja.

8.Me mesove mirnjohjen; mbi kete parim ndertova jeten. Me mesove mos jetoja nen efektin e duartrokitjeve e mos dehesha nga admirimi atyre qe nuk njihja, por te vleresoja ata qe me donin prej verteti larg dritave te skenes.E kam nderuar dhe ndjere si asgje tjeter duartrokitjen tende o Fansi me I mire qe mund te kisha.

9.Me mesove te fal, edhe kur njerezit te zhgenjejne.

10.Me mesove te jem e forte; vetem se jam lodhur duke qene e forte.

Sme mesove si jetohet pa Babain, shokun,frymezimin, shpatullen ku mund te mbeshtetesh gjithmone.

Ne rrugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmone

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura