“E dominuam Gjeorgjinë”, kapiteni Ismajli: Mund të shënonim 2-3 gola

Oct 14, 2024 | 20:33
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kombëtares ndaj Gjeorgjisë, Ardian Ismajli, bëri një ndeshje fantastike, në triumfin 0-1 që kuqezinjtë arritën në transfertë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj sfide, ai u shpreh: 

-900-0-1728929674xscreenshot-6-391

“Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe 2-3 gola. Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit. 

Sot e kishin ndryshuar formacionin gjeorgjianët. U futën më sulmues. I kemi neutralizuar të gjitha aksionet e tyre. Besoj që fusha e tregoi.  

Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor, i falenderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim”, Ismajli për “TV KLAN”.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura