Një deklaratë e Briseidës për të dashurin e saj të parë ka shkaktuar të qeshura në shtëpinë e xhuxhave në Big Brother Vip Albania 4.
Mjekja e cila u fut në BBV si çift bashkë me bashkëshortin e saj Jorin, në një bisedë me banorët tha se e do ende të dashurin e saj të parë, pavarësisht se është e sapomartuar me Jorin.
“Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë dhe i respektoj”, tha banorja.
Briseida: Moj unë akoma dua të parin që kisha, të dashurin e parë që më ka dhembur zemra bum bum, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë i respektoj. Janë nga Mallakastra njerëz të mrekullueshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al