E duan në fushë me Interin, një “armaturë” gati për mesfushorin e Juventus

Oct 13, 2024 | 14:43
SHPËRNDAJE

Një “armaturë” për Teun Kopmeiners. Kështu Juventusi po provon që të kthejë sa më parë në fushën e lojës mesfushorin holandez i cili po vuan nga një dëmtim në brinjë dhe që mund ta mbajë larg fushave deri në sfidën e rëndësishme ndaj Interit. Megjithatë, në Torino po punojnë me ngulm që mesfushori të jetë gati sa më parë.

kop1

Për të do të përgatitet një “armaturë” që do t’i mbrojë brinjët në mënyrë që ato të rikuperohen më shpejtë. Ajo është një zonë shumë e sikletshme, jo më kot Kopmeiners nuk arriti dot të qëndronte më shumë se 45 minuta në sfidën ndaj Kaljarit.

Megjithatë, objektivi tashmë është që të rikthehet në fushë që në sfidën e Ligës së Kampionëve me Shtutgartin, por pa rrezikuar. Mjekët e Juves duan që të sigurohen se mesfushori holandez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme ndaj Interit(27 tetor). Një situatë të ngjashme Juventusi e ka pasur edhe sezonin e kaluar me Manuel Lokatelin, i cili u rikthye para kohës në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura