Bashkëudhëtari shqiptar, një 33 vjeçar që lëvizte me një një tjetër shqiptar në rrugët e Kretës, ndërsa ky i fundit vrau tre të rinj grekë, është lënë në masë arresti me burg, pas marrëveshjes së hetuesve me prokurorin.
Të mërkurën e 20 dhjetorit, 33 vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor ka kërkuar falje para hetuesve lidhur me akuzën e bashkëpunimit në tentativë për vrasje në seri.
Gjatë deklaratës së tij, shkruajnë mediat greke, ai shprehet i tronditur nga sulmi gjakftohtë i bashkëatdhetarit të tij, ndaj grupit të të rinjve.
Ai gjithashtu, thotë se pretendon se gjithçka ka bërë është se ka goditur një prej anëtarëve të grupit të të rinjve grekë, pasi e pështyu.
Më pas, thotë se para se ta kuptonte, drejtuesi i automjetit, si dhe autori i krimit makabër, nxorri një armë dhe qëlloi.
“E humba, hipa në makinë dhe u largova. Kur shkova në shtëpi mora në telefon avokatin tim”, thuhet se ka pohuar 33-vjeçari gjatë hetimeve paraprake.
Në fund, vlen të theksohet se ndaj drejtuesit të automjetit 37-vjeçar është lëshuar një urdhër arresti për vrasje në tentativë dhe seri, armëmbajtje dhe përdorim të armës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al