“E jona është luftë për të ardhmen”- Harris dhe Obama ndajnë skenën për herë të parë gjatë mitingut në Georgia, demokratja: S’do harroj kurrë nga vij

Oct 25, 2024 | 12:41
SHPËRNDAJE

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris u shfaq me Barack Obaman për herë të parë në fushatë, duke ofruar argumente përmbyllëse që synonin votuesit me ngjyrë në periferitë lindore në Atlanta të Xhorxhias.

obama harris shba

“E jona është një luftë për të ardhmen. Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij”, tha Harris.

Harris tha se ajo beson se kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë, dhe tha se “Trump do të prishë ligjin e kujdesit të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën”.

Kandidatja demokrate riafirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për të drejtat e abortit, duke iu referuar vdekjes së Amber Nicole Thurman, një gruaje nga Xhorxhia, vdekja e së cilës u zbulua kohët e fundit se ishte rezultat i ndalimit të abortit nga shteti, shkruan the Guardian.

Ndërkohë, Obama ka kritikuar Turmp për dështimet në pandemi, paaftësinë e tij të përgjithshme.

“Sjellja e çrregullt e Trumpit është bërë aq e zakonshme sa njerëzit nuk e marrin më seriozisht. Vetëm për shkak se ai sillet budalla nuk do të thotë se presidenca e tij nuk do të ishte e rrezikshme”, tha Obama.

Sidoqoftë, fushata e Harris ka synuar më shumë mesazhet e saj për votuesit me ngjyrë në ditët e fundit. Harris ka thënë se ajo kundërshton idenë se përkatësia e saj etnike i jep asaj të drejtën për votat e njerëzve me ngjyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura