“E kemi bujën e respektin më të madh se ç’është rëndësia e vendit”- Rama: Kur më parë thoshe “jam shqiptar” ishe pa flamur, sot ke një shtet që quhet Albania

Sep 14, 2024 | 12:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët e kanë bujën dhe respektin më të madh ndonjëherë, se ç’është rëndësia apo pozicioni i vendit.

“Jemi vend i vogël dhe nuk kemi ndonjë rëndësi strategjike të atillë”, tha Rama në podkastin “Flasim”, ku deklaroi se më parë të thoshe jam shqiptar, ishte pa flamur, ndërsa sot ke një vend që quhet Shqipëri.

“Gjendemi jo përballë të panjohurës, do të bëhet apo nuk do të bëhet ndonjëherë ky vend, apo do të ketë ndonjëherë turizëm, ashtu siç e meriton ky vend.

Ky transformim sjell të mira dhe probleme që duhen zgjidhur, një nga këto probleme është ai i cilësisë së kapitalit njerëzor në fushën e turizmit, trajnimit, cilësisë profesionale, të aftësive të duhura të gjithë atyre që kontribuojnë në të gjithë zinxhirin e mikpritjes, duke filluar nga ata që janë në recepsion.

Pa harruar kamerierët që janë kartëvizita e çdo hoteli e restoranti dhe janë kontakti i parë i kujtdo që hyn aty dhe ulen për të shijuar ushqimet, tek menaxherët.

E kemi bujën dhe respektin më të madh ndonjëherë, në fakt se ç’është rëndësia dhe pozicioni i vendit. Jemi vend i vogël dhe nuk kemi ndonjë rëndësi strategjike të atillë. Kur thoshte që jam shqiptar ishe pa flamur, sot ke flamur, një vend që quhet Shqipëri, Albania”, tha kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura