Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka tronditi opinionin publik, akt që viktima dyshohet se e ndërmorri për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.
Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit, është vendosur në pranga i shoqi i saj, 45-vjeçari Xhemal Loka, i cili dyshohet se e shty drejt vetëhelmimit me fostoksinë.
Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia ai e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.
Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.
Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.
Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës.
Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.
“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.
Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al