Klubi i Barcelonës do të futet në merkato në janar për të përforcuar radhët e tij pasi ka humbur për shkak dëmtimi një lojtar shumë të rëndësishëm si Gavi, Mesfushori spanjoll ka mbyllur sezonin dhe tashmë kërkohet një lojtar i cili të jetë në lartësinë e duhur për të marrë vendin e tij në planet e Çavit.
Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, sytë e klubit janë kthyer nga një emër i njohur në “Kamp Nou”. Tiago Alkantara, futbollisti i dalë pikërisht nga radhët e klubit katalanas, mund të bëjë prapakthehu në Spanjë, pasi së fundmi është jashtë planeve të Liverpulit dhe mbyll kontratën në fund të edicionit.
Interi dhe Juventusi e kishin monitoruar me kujdes situatën e lojtarit dhe pritej të hidhnin një hap që në janar për të siguruar firmën e tij. Por me ndërhyrjen e Barcelonës, do të jetë e vështirë që të kenë sukses në këtë drejtim, pasi mesfushori nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të veshur edhe një herë fanellën e klubit katalanas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al