E kërkonte Partizani i Beogradit, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare zbulon prapaskenat

Sep 21, 2024 | 15:24
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare për shumë vite dhe trajneri i njohur Debatik Curri, në një podcast për Telegrafin, ka treguar një histori interesante, kur në fillimet e karrierës ështëlidhur me një transferim te klubi serb, Partizani i Beogradit.curriCurri ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollist, por edhe sitrajner. Megjithatë, ish-mbrojtësi ka vendosur në fillim të podcastit të tregojë një histori interesante të karrierës së tij, saishte futbollist i Prishtinës. Rreth ofertave të tij të hershme, Curri tregoi se interesimkishte pasur edhe nga Partizani i Beogradit për një transferim të mundshëm të tij.

“Unë personalisht ofertë nuk kampasur prej Partizanit të Beogradit, por si informacion më kaardhur kur kam qenë duke luajtur në Prishtinë, në kohënkur legjenda Fadil Vokrri kaqenë drejtor në atë kohë”, ka thënë fillimisht Curri. “Një ditëai më thirri në zyrë dhe më thotë: një klub dhe një lojtar qënuk po më kujtohet emri, me numër 6 [Katanec] që luan parambrojtjes, shumë përngjan me të dhe iu ke pëlqyer shumë.Nuk ka qenë i hapur si transferim për shkak edhe të rrethanave politike që kanë qenë, por që e kanë përmend ata përmua “që mos të kishte qenë situata kështu”. Por, normalishtnuk është diskutuar puna e transferimit apo diçka sepse nukbëhej fjalë të kalohej në atë pjesë, por interesimi dhe pëlqyeshmëria që e kanë pasur, pasi kanë thënë që ngjan shumë meatë futbollist. Normalisht nuk bëhet fjalë, nuk ka qenë asopsion sidomos në atë kohë edhe gjithmonë shkaku i historisë që e kemi pas me ta, kurrë nuk është bërë fjalë që tëkaloj ose t’i thoja që jam i interesuar për të shkuar ose diçka.Nuk ka qenë interesim i imi”, shtoi ndër tjerash Curri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura