E konfirmon SHBA: Të paktën 3,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë dërguar për stërvitje në bazat ushtarake të Rusisë

Oct 23, 2024 | 20:59
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se të paktën 3,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar për stërvitje në Rusi dhe se më vonë ata mund të transferohen për të luftuar në Ukrainë.

tttttttttttttt

Dërgimi i koreano-veriorëve në frontin ukrainas do të ishte dëshmi e dëshpërimit në rritje të Rusisë, shtoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Më herët, një zyrtar amerikan, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se SHBA vlerëson se të paktën 3,000 trupa të Koresë së Veriut po stërviten në bazat ushtarake në Rusinë lindore.

Ata besohet se janë transportuar me anije diku në fillim deri në mes të tetorit nga rajoni Wonsan i Koresë së Veriut në Vladivostok në Lindjen e Largët Ruse.

Shtëpia e Bardhë komentoi se është ende “shumë herët” për të gjykuar se cilat do të jenë pasojat e vendosjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në fushën e betejës. Nuk ka gjithashtu asnjë vlerësim të llojit të saktë të trajnimit që marrin këta burra në Rusi.

Zëdhënësi shtoi se SHBA do të komunikojnë me Kinën për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura