Granit Xhaka nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit për sezonin e ri por do të rikthehet në Bundesligën gjermane. Mesfushori shqiptar ka arritur akordin me Bajer Leverkusenin dhe e ardhmja e tij do të jetë në skuadrën e “Aspirinave”.
Lajmi u konfirmua nga Fabricio Romano me “Here we go”-në e famshme, me mesfushorin që do të firmosë për 5 sezone me klubin e ri. Ky transferim, i ka kushtuar klubit gjerman 25 milionë euro, ndërkohë që Arsenali nuk e ka ndalur që të transferohet pasi “Topçinjtë” kanë arritur akordin me Rajs.
Xhaka do të mbërrijë te klubi i ri gjatë ditëve në vijim për të kryer testet mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Leverkusenit. Transferimi i tij, në fakt ishte lejuar nga londinezët që në maj por vetëm sot është arritur përfundimisht dakordësia për zyrtarizimin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al