E KRYER/ “Të çmendur” pas Uzunit, 12 milionë euro derdhen në arkën e Granadës për sulmuesin shqiptar

Jan 16, 2025 | 17:13
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni do e vazhdojë karrierën te Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

-640-0-myrto-uzuni-lesionado-1677956106

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura