“E kthyen Kuvendin në një skenë krimi”- Opozita i vuri zjarrin karrigeve, reagon Elisa Spiropali: Do merret në këqyrje nga organet ligjzbatuese! Djegia e tyre dëshmon…

Sep 30, 2024 | 18:09
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka dënuar aktet e sotme të  opozitës në seancën e Parlamentit, por edhe jashtë saj.

Djegia karriget-flaket-opozita-bledion-nallbati-Salianji-burgosja-kaosi (12)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thotë se “opozita e ktheu sot Kuvendin në një skenë krimi”.

Sipas kryeparlamentares, karriget qe sot u dogjën janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve

“Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese”, shkruan kryetarja e Kuvendit, e cila e mbyll duke thene “keqardhje e thelle”.

REAGIMI I ELISA SPIROPALIT

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese.

Keqardhje e thellë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura