E mitura akuzoi shokun e babait se e p*rdhunoi për 4 vite nga mosha 12-vjeçare, çfarë rezultoi nga ekspertiza mjekoligjore! Dyshimet se abuzimi s*ksual u filmua nga kamerat e sigurisë

Nov 7, 2024 | 12:15
SHPËRNDAJE

Një ngjarje shokuese u bë publike ditën e djeshme, ku një 16-vjeçare nga fshati Sheqeras i Maliqit akuzoi shokun e babait të saj se kishte abuzuar seksualisht me të për 4 vite.

magazine abuzim seksual maliq

Sipas adoleshentes, përdhunimi ka nisur kur ishte vetëm 12-vjeçe, por dyshohet se nuk ka treguar pasi është kërcënuar nga 43-vjeçari, Edison Sheme.

Pas denoncimit të vajzës në prani të prindërve dhe psikologut, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual.

Dhe sipas burimeve nga organi i akuzës, vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar.

Ndërsa autori i dyshuar Edison Sheme ndodhet ende në arrati.

Abuzimi seksual dyshohet se ka ndodhur në një magazinë në pronësi të 43-vjeçarit në fshat.

Magazina raportohet se ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë.

Prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

LEXONI EDHE: 

“Edisoni të dënohet!”- E mitura u abuzua s*ksualisht prej katër vitesh nga një 43-vjeçar, xhaxhallarët: Nuk e besojmë dot! Vëllai erdhi në stallë, por…

“Vinte shpesh së bashku me të motrën, edhe tek puna e Edisonit”/ 43-vjeçari akuzohet se p*rdhunoi vajzën e mitur të mikut të tij për 4 vite, reagon bashkëshortja: Çështje inati!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura