E mitura përfundoi në spital pasi u pickua nga gjarpri në shkollë, procedohet administratori i firmës së dezinfektimit. Nuk mori masa për…

May 16, 2024 | 12:54
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme (15 prill), një ngjarje e rëndë u regjistrua në Farkë. Një vajzë 10-vjeçare u pickua nga gjarpëri në ambientet e një shkolle private.

AMBULANCA-696x367-1-1130x635

Pas ngjarjes ajo u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur një procedim penal për një 40-vjeçar, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve.

LEXO EDHE: E mitura pickohet nga gjarpri në shkollë, niset me urgjencë drejt spitalit

Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura