“E mora vesh para ndeshjes”, Tuci flet për suksesin në Tbilisi: Asllani i ka të tijat këto gjuajtje

Oct 14, 2024 | 20:19
SHPËRNDAJE

Indrit Tuci i është gëzuar ndeshjes së tij të parë si titullar me Shqipwrinë, në fitoren 1-0 ndaj Gjeorgjisë, ku u bë protagonist me asistin për Asllanin.

bandicam 2024-10-14 20-09-09-413

“Ishte ndeshje shumë e luftuar, sakrificë e madhe por në fund ia dolëm. Bravo çunave dhe stafit.

Trajneri më dha besim para ndeshjes, më tha që do luaja. Përgatita mirë veten, isha vendosur të jepja 100%, desh Zoti fituam, shkoi mirë. Kjo është e rëndësishme, nuk ka rëndësi kush shënon apo asiston.

Nuk kemi pasur shumë stërvitje, bëmë 4 orë rrugë me avion, ishte e vështirë që në stërvitje të kuptoja nëse isha në formacion apo jo. Pak para ndeshjes e mësova që isha në formacion dhe desh Zoti shkoi mirë gjithçka.

Ndjehem i plotësuar se ishte lloji i lojës, se është ndeshje si me Çekinë ku duhet të luash më shumë me topin, sot duhej shumë sakrificë për të fituar. Më vjen shumë mirë që shërbeva për Asllanin dhe ai goditi shumë mirë se i ka të vetat.

Konkurrenca është e jashtëzakonshme, në Kombëtare mbështesim njëri-tjetrin, kur luan njëri mirë apo tjetri. Në aspektin personal dhashë më të mirën, pastaj është në dorë të trajnerit dhe ai vendos për gjithçka. Unë jam i gatshëm të jap 100%.

Pak para ndeshjes e kishim përgatitur që do luanim me tre mbrojtës, ata luajtën me 2 dhe ishte pak surprizuese. Trajneri më tha të mbaj topin dhe t’i jap frymë, se duhet një pikë që mbështetet larg, luftova që t’i jap ekipit frymë që ata ta marrin veten sa më shpejt”, tha Tuci për “SuperSport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura