Në një ndeshje të Eredivisie holandeze, SC Herenven dhe Fortuna Sitard u ndanë me një barazim dramatik 2-2 në “Abe Lenstra Stadion”.
Ndeshja u karakterizua nga një incident i pazakontë, ku Fortuna Sitard luajti për një periudhë të shkurtër me 12 lojtarë në fushë, gjë që çoi në barazimin e rezultatit.
Në minutën e 88-të, Foruna Sitard kreu një zëvendësim të dyfishtë, duke hedhur në fushë Darijo Grujcic dhe Ouen Xhonson në vend të Rian Foso dhe Jasper Dahlhaus.
Megjithatë, Dahlhaus nuk e la menjëherë fushën dhe vazhdoi të luante për rreth një minutë, duke bërë që Fortuna të kishte 12 lojtarë në fushë.
Gjatë kësaj periudhe, ata fituan një goditje nga këndi, nga e cila Rodrigo Guth shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të.
Trajneri i Herenven, Robin Van Persie, shprehu indinjatën e tij për këtë incident, duke e quajtur atë “skandaloz”. Ai kritikoi gjyqtarët dhe sugjeroi që goli duhej të anulohej për shkak të shkeljes së rregullave.
Ky incident ka ngritur pikëpyetje mbi procedurat e zëvendësimeve dhe vëmendjen e gjyqtarëve në situata të tilla, duke nxitur diskutime mbi nevojën për përmirësime në menaxhimin e ndeshjeve në Eredivisie.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al