“E paprecedentë të sulmohet Kuvendi në këtë farë feje”- Spiropali thirrje deputetëve të opozitës: Kthejuni arsyes dhe ne do…

Oct 17, 2024 | 10:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit është shprehur se është e paprecedentë që Parlamenti të sulmohet, ndërsa theksoi se Garda po bën punën e saj.

Elisa Spiropali i bëri thirrje opozitës të mos pengojë punën e Kuvendit.

“Kthejuni arsyes dhe ne patjetër do tu kthehemi tavolinave”, tha ajo ndër të tjera.

“Garda ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme. Për shkak të dhunës së ushtruar mbi ta, respektoni punën e tyre. Nëse doni të zhvilloni një seanca normale, të dënonin dhunën dhe pengimin e punës së deputetëve dhe patjetër ne jemi të hapur të ulemi jo vetëm në Konferencën e Kryetarëve, por kudo.

Është e paprecedentë që Kuvendi të sulmohet dhe digjet në këtë farë feje. Kthejuni arsyes dhe ne patjetër do tu kthehemi tavolinave. Siç ju dhamë mundësinë të merrni fjalën, duhet të kuptoni se të gjithë kanë të drejtë të marrin fjalën”, tha Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura