E papritur në Itali, klubi i Seria A largon trajnerin dhe vendos Patrik Vieiran në krye

Nov 19, 2024 | 16:10
SHPËRNDAJE

Patrik Vieira do të jetë trajneri i ri i Xhenoas. Klubi i Seria A ka vendosur të largojë Alberto Xhilardinon dhe francezi tregohet si pasuesi i tij.

bre

Patrik Vieira ushtroi detyrën e trajnerit sezonin e kaluar te Strasburg në Francë. Ndërkohë Italia nuk është vend i panjohur për 48-vjeçarin.

Kjo pasi ka mbajtur veshur fanellat e Milanit, Juventusit dhe Interit para se ta mbyllte karrierën te Mançester Siti.

Kjo sjellje e Xhenoas duket befasuese dhe me interes pritet të shihet si do shkojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura