Mungesa e trofeve për Kristiano Ronaldon në Arabinë Saudite duket se mund të gjejë shpejt zgjidhje. Portugezi raportohet se mund të ndërrojë ekip në muajin janar, për të ndryshuar skuadër brenda kampionatit arab.
Portugezi i Al Nasr, mund të kalojë te kampionët në fuqi të Arabisë Saudite, A; Hilal, të cilët janë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, edhe pse do të marrin bashkë me Ronaldon edhe një shpenzim shumë të madh për rrogën e tij.
Megjithatë, një pjesë e telasheve do të zgjidhet nga situata e Nejmar. Dëmtimet e njëpasnjëshme të brazilianit, kanë shtyrë klubin të planifikojë biseda me lojtarin për të gjetur një akord për prishjen e kontratës mes palëve. Edhe Nejmar duket se është i lumtur me këtë zgjidhje, pasi raportohet se po mendon seriozisht t’i bashkohet miqve të tij Mesi dhe Suarez në aventurën e tyre në SHBA.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al