E papritur nga Silvinjo, gjen rival për Asllanin e Ramadanin te ekipi që lufton për mbijetesën në Danimarkë

Oct 8, 2024 | 22:01
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka filluar një proces që duket gjithnjë e më shumë ai i rinimit të kuqezinjve. Dhe këtu me sa duket përfshihen edhe eksperimente dhe emra që pakkush mendon se mund të japin kontributin e tyre në nivelet në të cilat luan Kombëtarja.

sefer emini

Ftesat për Sebastian Spahiun dhe Agim Zekën duket se nuk do të jenë të vetmet nga Silvinjo, pasi “Panorama Sport” ka mësuar se tekniku brazilian ka piketuar një tjetër emër surprizë që nuk ka qarkulluar në arenat e futbollit më të rëndësishëm kontinental. Më saktësisht, Silvinjo po planifikon që në grumbullimin e ardhshëm në nëntor, të bëjë pjesë të grupit kuqezi edhe mesfushorin 24-vjeçar Sefer Emini, i cili aktivizohet me Sonderjyske në Danimarkë.

Silvinjo ka piketuar mesfushorin e qendrës i cili dy vite më parë u transferua nga Makedonija GP në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, në kategorinë e dytë daneze te skuadra e cila u ngjit këtë vit në elitë dhe luan për mbijetesë dhe aktualisht gjendet në vendin e parafundit në renditje.

Lojtari ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është grumbulluar në qershorin e vitit të kaluar edhe nga përfaqësuesja A e vendit fqinj, por pa u aktivizuar asnjë minutë me të.

sadsaddsasdaasdasdasdsa

Duket se trajneri brazilian kërkon alternativa në mesfushë që të rritë cilësinë e skuadrës apo konkurrencën në këtë repart dhe sheh lojtarin nga kampionati danez si një emër që mund të rivalizojë me Asllanin, Ramadanin, Laçin, Berishën, Abrashin apo edhe të harruarin Bare për një vend në formacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura