E papritur nga Spanja/ Silvinjo nuk e ftoi “për dëmtim”, Keidi Bare aktivizohet titullar me skuadrën e Saragozës

Oct 11, 2024 | 20:22
SHPËRNDAJE

Një lajm i papritur vjen nga Spanja, dhe kthen në skenë përsëri Keidi Baren. Mesfushori mungon prej muajsh në listat e Shqipërisë dhe Silvinjo ka nxjerrë si pretekst dëmtimin e lojtarit.

MixCollage-11-Oct-2024-08-02-PM-1692

Edhe në konferencën e prezantimit të listës, Silvinjo theksoi se kishte folur me Baren, por ky i fundit nuk ishte ende i gatshëm për të zbritur në fushë ndaj nuk ishte ftuar mes kuqezinjve.

“Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë”, tha trajneri.

Por me sa duket, Bare është gati për të luajtur, pasi ai jo vetëm është kthyer në stërvitje me ekipin e Saragozës gjatë kësaj jave, por edhe do të japë kontributin e tij në ndeshjen e sotme në La Liga 2.

Trajneri e ka rreshtuar mesfushorin shqiptar titullar në sfidën kundër Tenerifes në transfertë, duke hedhur kësisoj poshtë deklaratat e Silvinjos rreth mesfushorit kuqezi i cili ishte një nga mungesat e papritura edh enë listën e tij të Euro 2024.

sdfdsfdfsfdsfdssdfsfdsfdfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura