E PLOTË/ Nga propozimet për një qeveri hije pa Berishën kryeministër tek Reforma Zgjedhore! Zbardhet debati në mbledhjen e Grupit të Opozitës! Tre deputetë e braktisën, ja çfarë ndodhi

Jan 24, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Opozitës është shoqëruar me diskutime dhe debate mes deputetëve demokratë. Në nisje të mbledhjes, kryetari i Grupit, Gazment Bardhi është ndalur tek Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë negociatë për bashkëkryetarin.

deputetet-e-opozites-bardhi-basha-kryesia-e-kuvendit-10

Ndërkohë deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një propozim për radikalizim të aksionit. Ai është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve është i vakët, pavarësisht se është muaji i katërt i aksionit.

Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula ka thënë se “duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare”.

“Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra”, ka thënë Sula.

Por tre deputetë kanë braktisur mbledhjen, pas një debati me Tritan Shehun, i cili ka deklaruar se nuk duhet të dalin diskutimet që zhvillohen brenda mbledhjes.

LEXO EDHE:  “Nuk e negociojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhores”- Zbardhet debati në grupin e PD, Bardhi: Grupimit tjetër duhet t’i jepet mundësia për…

DEBATET DHE DISKUTIMET

Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputet mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputet nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

LEXO EDHE: “Na duhen figura të pastra”, “Berisha, mos të jetë Kryeministër!” – Zbardhet debati pa media, Gjekmarkaj: Jemi në muajin e 4, qëndrimi ndërkombëtarëve i vakët! Ta radikalizojme, por s’di e sa fuqi kemi

Agron Gjekmarkaj: Ky qëndrim opozitar ka pasur një rëndësi themelore për opozitën, pasi pas 2 vitesh, nuk luftuam më me njëri-tjetrin, por u përballem me qeverinë. Opinioni publik konfirmon se ne kishim të drejtë për kërkesat tona, të drejtat kushtetuese, mosndërhyrjen në punët e brendshme të PD, për komisionet hetimore parlamentare. Në të njëjtën kohë, kur kemi hyrë në muajin e katërt, kur edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar është i vakët, po shoh që kryeministri po luan nga pozitat e forcës dhe nuk ka ndërmend të lëshoj, qofsha i gabuar nga mungesa e eksperiencës, madje po mendoj se atij i intereson të jemi pa zë dhe pa figurë, mos të artikulojmë asgjë, pra të jemi në barrikadën e protestës dhe jo në tribunën e fjalës. Kjo sepse ai (Rama) e ka më të lehtë të përballet nëpërmjet kësisoj sesa ndërmjet debatit intensiv. Ai vazhdon e qeveris dhe ecën me axhenden e vet ne rrimë vendnumëro. Në këtë pikë që jemi besoj se na duhet një diversifikim i aksionit, ku fuqia e protestës të alternohet me fuqinë e fjalës dhe ti japë prioritet i saj. Të funksionarit si “grup i gatshëm” duhet te kete një limit. Pra ato çështje që ne i kemi ngritur në emër të protestës, t’i kthejmë në tema, debate në parlament, të akuzojmë qeverinë pa fund per kete autoritarizëm. Mesa e kam ndjekur unë linjën e kësaj partie, në këto 11 vite, ka pasur gjithmonë entuziazëm në fillimin e çdo  radikalizmi, por jo racionalizëm në daljen prej tij. Mua s’më pëlqen t’i referohem vetvetes, por javën e tretë kur kemi nisur aksionin, kur ka qënë edhe Sali Berisha këtu, ju kam thënë që rrezikojmë që të hyjmë në një fazë monotonie dheme kalimin e kohes , do kthehet në dobësi  e jona dhe mbase rrezikojme te humbasim edhe empatinë e shoqërisë.  Jane 2 probleme themelore, njëra anë është kauza e Berishës dhe tjetra opozita në protestë. Dhe të dyja mund të konsiderohen padrejtësi ndaj opozitës, dhe qeverisë i intereson të na lërëbrënda kësaj kornize. Pra qeverisë i intereson që Berisha të shfaqet në dyert e Spakut dhe ta ktheje këtë në temën kryesore të diskursit publiksipas menyres se vet, raportin e tij me drejtësinë, si dhe opozitën në një protestë të pakonsideruar, e cila ka  disa kërkesa, qëme kalimin e kohës humbasin vlerën e tyre, sepse po u afrohemi zgjedhjeve. Në këtë mënyrë s’kemi mundësi të organizohemi, të ndërtojmë platforma komunikimi me shoqërinë, të bëhemi atraktiv dhe konkurrues duke mbetur brenda një rrethi vicioz si udhëtar pa cak. Nëse mundemi ejani ta radikalizojme po realisht se di sa fuqi kemi per ta realizuar dhe mesa shoh e kemi te gjithe kete dyshim te gjejmë mundësi te bëjmë fjalën efikase sa me shume e kudo.

Tomor Alizoti: Ne nuk mund të japim shpresë njerëzve nëse s’jemi të bashkuar. Duhet t’u përgjigjemi votueve. Dhe nuk duhet të kemi frike ndaj një qëndrimi që duhet të mbajmë ndaj lideri te opozitës, për arrestimin e tij. Ne aktualisht nuk jemi një grup politik që mund të marrim vendime. Ne duhet të unifikohemi sepse nuk jemi të unifikuar, hapi i dytë më pas është të mbëjmë mbledhjet në seli ku e kanë vendin, të marrim vendime dhe të dalim në terren tek votuesit, tek qytetarët.

Dashnor Sula: Ne duhet të jemi të besueshëm për njerëzit. Duhet të kemi propozimin e një qeverie në hije, ku të jenë figura të pastra opozitare. Askush nuk e mendon që Sali Berisha të behët kryeministër dhe ne që të jemi përballë Ramës një alternative duhet të kemi një qeveri në hije me figura të pastra.

LEXO EDHE: Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e Opozitës/ “Një spiun me pak”, tre deputetë braktisin mbledhjen! Bushati: S’ti kam nxjerr unë, po pastrohem

Asllan Dogjani: Ne duhet ta vendosim sot se kur do të mbajmë mbledhjet në seli.

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejueshme dhe e papranueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që s’ta kam nxjerrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dashnor Sula: Edhe unë po iki Tritan.

LEXO EDHE: Debati pa media/ Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë! Kreu i Grupit: Ju keni Inën, s’ka amendamente për emra…

(Tre deputetët largohen nga mbledhja)

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

Xhelal Mziu: Ne duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendas, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimore. Të rikthehen me patjetër Koalicionet Zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmit politik. Sa i përket Situatës në PD.

Bashkimi i Grupit Parlamentar në korrik 2023 ndikoj maksimalisht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut Opozitë-Pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkohore, dhe komisioneve hetimore ishte një betejë reale që e sensibilizojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombëtar, për shkeljen e Kushtetutës nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kur ka nevojë për Bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevoj dhe për përthithje të eksponentëve publik në Shqipëri, ka nevojë për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkues, shprese, triumfues ndaj Rilindjes.

Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e elitave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërfshirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot.

Dhurata Çupi: Ne duhet te kemi qendrim te qarte per amnistine penale. Dhe duhet ta vendosim sot kete. Na marrin nga zonat dhe jane te interesuar per kete. Protesfuesit tone qe  enden neper gjykata duhet ti mbrojme pa asnje kompleks. Une do zbatoj vendimin e grupit gjithsesi por duhet te jemi te qarte dhe pa komplekese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura