Familjarët e 27-vjeçares Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u hodh nga ballkoni i katit të 4-rt pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, kanë deklaruar se vajza në foton intime të publikuar nga ai në rrjetin social TikTok, nuk është Sibela.
Motra e 27-vjeçares ka dërguar një foto të Sibela Abedinit në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku kanë bërë krahasimin me foton e shpërndarë dhe theksojnë se nga krahu i saj, duket që nuk është e ndjera.
“Krahu i vajzës që ka dalë në foto është krahu i parë dhe më pas kemi krahun më të vogël është Sibela e vërtetë. Fotoja është më fytyrën e Sibelës, por krahu nuk është i saj”, theksoi moderatorja Ahmeti.
Ndërkohë edhe nëna e 27-vjeçares u shpreh se vajza në foto nuk është e bija, por një fotomontazh.
“Jo absolutisht, nuk është goca ime kjo”, u shpreh nëna e Sibelës, Daniela Abedini.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al