E rëndë/ 15-vjeçarja tenton të vetëvritet në ambientet e një hoteli në Korçë! E mitura konsumoi një sasi medikamentesh, ja gjendja e saj

Oct 28, 2024 | 14:01
SHPËRNDAJE

Një 15-vjeçare ka tentuar të vetëvritet brenda ambienteve të një hoteli në qytetin e Korçës.

ambulance

E mitura nga Burreli raportohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në hotel.

Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi një shtetase 15 vjeçe, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar 15-vjeçaren drejt këtij akti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura