E RËNDË/ Ishte duke prerë dru në mal, humb jetën tragjikisht 36-vjeçari, u godit nga…

Oct 24, 2024 | 21:32
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale.

hhhhhhhhhhh

Shtetasi Mondi Makaj 36 vjeç ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa po priste dru në mal.

“Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe. Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.

Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura